Foto: REL/AFP

Shkup, një 18-vjeçar gjendet pa shenja jete

Një 18-vjeçar nga Shkupi, është gjetur pa shenja jete në lagjen “Indira Gandi” në Shuto Orizare të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Rasti ka ndodhur më 27.05.2021 në ora 07:30, kur është denoncuar në Stacionin Policor në Shuto Orizare.

Vdekja është konstatuar nga Ndihma e Shpejtë, por nuk janë parë shenja të dhunës, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjeri është dërguar për obduksion./RTV21/