Shkumbin Demaliaj, AAK

Shkumbin Demalijaj i reciton Albin Kurtit

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj e ka nisur fjalimin e tij në Kuvend me ne poezi për Albin Kurtit.

Duke thënë se Kurti ka instaluar një praktikë të 100 vjetëve, ai ia ‘krisi’ poezisë.

“Albin Kurti me mençurinë e tij ka mbërri deri këtu. Praktika internacionale para 100 vjet të Vladimirovic Leninit sot po don mu instalu në Kosovë edhe ia kisha thënë një poezi të vogël: Ylli vogël lartë në qiell duket por si zjarr në pyll, sipër dheut larg qëndron xixa xixa xixëllon. Qështu ka me ta qu këtë legjislaturë Albin se ke rrejt”, ka deklaruar Demalijaj.

Demalijaj është shprehur i nervozuar se Kurti nuk e ka asnjë ministër nga Dukagjini dhe Drenica.

“E pash kabinetin. Faleminderit asnjë ministër nga Dukagjini, as nga Drenica do të thotë kjo është totalitarizmi se duhet m’i pushtu këto vende, por mirë ja u boni se ata ju kanë votu edhe ju kanë besu. Asnjë. Kosova nuk është qekaq, 60% e ke hekë prej programit qeverisës. Nuk na frikëson askush Albin, sepse kemi bërë gjithçka për këtë vend”, ka shtuar ai.

“Albin argatin e Serbisë je nënshtru. Deri sot ka pasur me të nënshtru deri sa ta thirresh akademik”, ka shtuar ai.

Demalijaj ka theksuar se AAK nuk do ta votojë qeverinë Kurti.