Shkumbin Demaliaj ofendon Rexhep Selimin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbim Demaliaj e ka ofenduar Rexhep Selimin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Demaliajt ka ardhur pas disa deklaratave që kishte bërë Rexhep Selimi rreth intervistimit të Ramush Haradinajt në Hagë nga Gjykata Speciale.

Ai e ka quajtur Selimin “Gjeneral Manekeni i luftës”, që tash sipas tij është bërë “ekspert i drejtësisë”.

“Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi! Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam një pyetje për ty. A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson? Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë”, ka shkruar Demaliaj në “Facebook.

Postimi i plotë i Demaliajt: