Shkuan për të intervenuar në një mosmarrëveshje familjare, sulmohen policët

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës mbetën të lënduar gjatë intervenimit në një rast në Prishtinë.

Policia ishte ftuar për të reaguar në një rast të mosmarrëveshjes familjare, kur u sulmuan nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Ngjarja që ndodhi më 07.06.2024, ora 11 e ditës, po trajtohet nga organet e drejtësisë.