Shkrimtari Ramadan Rexhepi fiton çmimin ‘Esad Mekuli’

Shkrimtari Ramadan Rexhepi ka marrë çmimin letrar “Esad Mekuli”  që e ndan Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës për krijimtari jetësore.

Këtë çmim Rexhepi e mori në kuadër të Manifestimit Letrare Takimet Letrare “Esad Mekuli” që mbajtur dje në Prishtinë.

Përveç çmimit “Esad Mekuli”, LSHK-ja ndau edhe tri çmimet tjera; Çmimin ‘Bardi I” e mori  Nezir Prokshi, “Bardi II” i takoi  Bardha Mançes, kurse çmimi “Bardi III” shkoi për Naxhie Kastratin  dhe Zija Vukajn (“Botime të IAP”).

Gjatë takimeve të sivjetme  letrare “Esad Mekuli 2019” është mbajtur sesioni “Lasgushi – poeti ynë i madh”, akademia letrare, promovime librash, etj.