Foto: Facebook

Shkrimtari Agim Gjakova fiton çmimin ‘Beqir Musliu’ për vitin 2020    

Shkrimtari Agim Gjakova është shpallur fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2020,  çmim që ndahet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas Ars Club “Beqir Musliu”. 

Ceremonia e shpalljes së fituesit të Çmimit ‘Beqir Musliu” për të 14-tën herë me radhë është mbajtur sot në Komunën  e Gjilanit. 

Sabit Rrustemi pjesë e jurisë që ka ndarë çmimin për këtë vit ka thënë se pas shumë propozimeve juria njëzëri ka vendosur që shkrimtari Agim Gjakova të jetë fituesi i 14-të i çmimit “Beqir Musliu’”. 

Agim Gjakova

“Agim Gjakova është një prej krijuesve tanë më prodhimtar, është autori i 10 -të vëllimeve me poezi, i 8-romaneve për të rritur, disa vëllimeve me tregime për fëmijë e të rritur dhe i disa skenarëve të filmave të realizuar”, ka thënë Rrustemi 

Përveç shpalljes së fituesit të sivjetmë të çmimit “Beqir Musliu”, gjatë ditës së sotme në Gjilan janë mbajtur edhe disa aktivitete për të shënuar edhe 75 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Beqir Musliu. 

Deri më tash, me këtë çmimin “Beqir Musliu” janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri HamitiMusa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan MehmetiNehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan MusliuShaip BeqiriRamadan Rexhepi e Edi Shukriu.