Foto: BBC

Shkon në 67 numri i rasteve me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

 

Deri më tani, kjo është dita me rastet më të shumta të koronavirusit që nga shpërthimi.

Maqedonia veriore të premten në mëngjes konfirmoi 19 raste të reja duke rritur numrin në 67 të konfirmuar, shkruan Balkan Insaight.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha se edhe 17 raste të testuara nga një klinikë private në Shkup kanë rezultuar pozitiv, por do konfirmohen më vonë gjatë ditës pasi të kontrollohen edhe një herë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.