Shkon në 51 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se numri i të vdekurve deri më tani në vend nga COVID-19 ka shkuar në 51.

Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara sot kanë qenë 50 raste të vdekjeve.

Në njoftim IKSHPK-ja nuk ka dhënë detaje tjera për numrin e të vdekurve.

“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në vend janë infektuar 2,878 persona me COVID-19, ndërsa janë  shëruar 1,577 pacientë.