Shkon në 41 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Mediat shqiptare shkruajnë se ka arritur në 41 numri i viktimave nga tërmeti i së martës në Shqipëri.

Siç raporton Top Channel, mëngjesin e sotëm është nxjerrë trupi i një personi nga rrënojat.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë  ka publikuar emrat e viktimave të tërmetit, ku 15 janë nga rajoni i Durrësit, 23 nga rajoni i Krujës dhe 1 nga rajoni i Lezhës.

Ndërsa pak minuta më parë është raportuar për një tjetër tërmet në Durrës, i shkallës 5.3 të rihterit.

 

Tërmet i ri në Durrës, banorët në panik