Shkon në 4 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë

Edhe një pacient ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë duke e cuar në total numrin e të vdekurve në Kosovë në katër.

Viktima është një 65-vjeçar nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt.

Sipas njoftimit pacienti është pranuar dje në Klinikën Emergjente të QKUK-së, si dhe ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëtji për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetoi. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.