Shkon në 31 numri i të prekurve nga coronavirusi në Serbi

Shënohen 7 raste të reja me coronavirus në Serbi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi në Serbi deri më tani ka shkuar në 31.

B92 raporton se u testuan 29 mostra, 7 prej të cilave ishin pozitive dhe 22 negative për coronavirusin e ri, transmeton 21Media.

Serbia vendosi një ditë më parë ngritjen e task-forcës kundër coronavirusit të kryesuar nga kryeministrja, Ana Brnabiq. /21Media