Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në Lindjen e Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 shkallë, me qendër në qytetin e Sivrice në provincën Elazig, bëri që ndërtesat të shembeshin. Dridhjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmeti i së premtes goditi Turqinë rreth orës 20:55 me kohën lokale. Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (Afad), pas këtij tërmeti pati më shumë se 200 tërmete të tjera të regjistruara.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi, rreth 17 mijë vdiqën në një tërmet masiv në qytetin perëndimor të Izmit në vitin 1999./21Media