Ilustrim

Shkon në 20 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Shqipëri

Në Shkodër është shënuar viktima e parë e COVID-19.

Një 80 vjeçare e infektuar me coronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës vdiq të shtunën, raporton oranews.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tensioni, zemra dhe diabeti.

Kjo është viktima e dytë brenda një ore në Shqipëri, ndërkohë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 84 vjeçare vdiq në spitalin infektiv në Tiranë.

Të shtunën numri i të infektuarve në bashkinë Shkodër shkoi në 33.

Me dy vdekjet e së dielës në mbrëmje, në Shqipëri raportohen 20 viktima dhe gjithsej 333 raste me koronavirus./21Media