Vërshimet në Vietnam. Foto: VTV
Shkon në 155 numri i të vdekurve nga vërshimet në Vietnam
Vërshime të reja kanë përfshirë një vendbanim të tërë në Vietnamin verior, duke lënë të vdekur 30 persona dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur, derisa numri i viktimave nga tajfuni dhe pasojat e tij ka shkuar në 155 të mërkurën (11.09.2024), ka raportuar agjencia e lajmeve, AP.
Transmetuesi publik vietnamez VTV ka raportuar se një rrjedhë e rrëmbyeshme nga mali ka përlarë një vendbanim të tërë në krahinën Lao Cai të martën, duke fundosur krejt Lang Hun me 35 familjet e tij.
Vetëm një numër i vogël i banorëve të fshatit ia ka dalë të mbijetojë. Ekipet e emergjencave ia kanë dalë të nxjerrin 30 trupa të pajetë, derisa po vazhdon kërkimi për 65 banorë të tjerë.
Numri i viktimave nga tajfuni “Yagi” dhe nga pasojat e tij ka arritur në 155. 141 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur e qindra të tjerë të lënduar, raporton VTV.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar shumicën e vdekjeve, shumica prej të cilave kanë ndodhur në rajonin veriperëndimor të Lao Cainit në kufi me Kinën, ku nddohet edhe Lang Nu.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com