Shkon në 14 numri i personave të vdekur pas rënies së teleferikut në Itali

14 persona kanë vdekur, duke përfshirë edhe një fëmijë pasi një teleferik ra në një mal afër Liqenit Maggiore në Italinë Veriore.

BBC raporton edhe për një fëmijë tjetër në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik i Stresa-s deri në malin aty pranë Mottarone në rajonin e Piemonte.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin që ka ndodhur në një zonë të pjerrët me pyje.

Në njoftimin e fundit që konfirmon numrin e personave të vdekur, zyrtarët e shpëtimit alpin paralajmëruan se numri i përgjithshëm i viktimave mund të rritet akoma më tej.

Media lokale raporton se një numër shërbimesh, përfshirë policinë dhe zyrtarët e zjarrfikësve, janë në vendngjarje.

Shkaku i incidentit mbetet i paqartë, por raportet lokale sugjerojnë që kabllo që mbante atë mund të jetë dëmtuar rreth 300 metra nga maja e malit.

Kabina ra rreth 20 metra në tokë dhe u rrokullis disa herë poshtë shpatit para se të ndalej nga pemët.