Shkollat në Fushë Kosovë i kthehen mësimit të rregullt, vetëm njëra është e mbyllur

Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushe Kosovës, Adnan Bullatovci, e ka konfirmuar për KALLXO.com se të gjitha shkollat në këtë Komunë, e kanë filluar procesin e mësimit dje në mëngjes në mënyrë të rregullt, përveç shkollës teknike “Minatori”, ku gjashtë mësimdhënës nga 12 sa ka shkolla, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kjo shkollë po zhvillon mësim online sipas rregullativës së Ministrisë së Arsimit.

“Të gjitha shkollat janë duke punu me orar të rregullt përveç shkolla teknike Minatori, është duke punu online me skenarin C. Nga 12 arsimtarë, 6 janë me COVID”, tha Bullatovci.

Gjatë kësaj jave më 22 dhe me 23 mars, shkollat në këtë komunë nuk kanë mbajtur mësim me vendim të drejtorit të arsimit për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Ndërsa zëvendësimi pritet të bëhet gjatë të shtunave.

Sot e nesër nuk mbahet mësimi në shkollat e Fushë Kosovës – DOKUMENT