Shkolla në Lipjan përfiton 30 mijë euro donacion nga shoqata shqiptare nga Zvicra

Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan nesër do t’i dhurohen donacione me pajisje kompjuterike në vlerë 30 mijë euro.

Këto pajisje që përfshijnë desktop, monitor, tastier dhe maus, do të dhurohen nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë “Naim Frasheri” në Zvicër, që kryesohet nga Liburn Mehmetaj.

Sipas një njoftimi për media është thënë se ky donacion përmban mbi 100 kompjuterë me pajisje përcjellëse.

Pajisjet e njëjta është thënë se do të përdoren edhe për nevoja të 6 shkollave tjera të Komunës së Lipjanit, në mënyrë që të ngritët cilësia dhe mësimi të bëhet më atraktiv.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje është thënë se do të jenë edhe nënkryetari i komunës, Diamant Bytyqi, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasani, drejtori shkollës dhe nxënës e mësimdhënës të tjerë.