Shkolla "Mihal Grameno" në Fushë-Kosovë. Foto: Kallxo.com

Shkolla më e madhe në Fushë Kosovë pa ngrohje, nuk mbahet mësimi

Nxënësit e Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë që nga dita e djeshme nuk kanë mbajtur mësim.

Kjo pasi që ngrohja e kësaj shkolle ka qenë jashtë funksionit dhe është dashur Komuna e Fushë Kosovës intervenojë për rregullimin e saj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi, i cili tha se nesër pritet që të rregullohet dhe nxënësit të vijojnë mësimin.

“Ngrohja është duke u rregullu prej të premtes dhe sot pritet të rregullohet dhe nesër të vazhdojë mësimi. Ajo ka qenë e dëmtuar dhe është dashur ta largojnë atë dhe të vendosin një pajisje të re dhe është dashur të ndërhyjë komuna”, tha Gashi për KALLXO.com.

Shkolla “Mihal Grameno” është më e madhja në komunën e Fushë Kosovës.me mbi 20 klasë me rreth 45-46 nxënës në një klasë.