Shkolla "Lidhja e Prizrenit" në Deçan nga nesër fillon mësimin

Drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Qazim Maloku, ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë mësimin.

Sipas njoftimit, mësimdhënësit e kësaj shkolle janë dakorduar që grevën ta përkrahin me protestë 30-minutëshe në rrugë para hyrjes së shkollës çdo ditë pune.

“Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga të dy ndërrimet, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u” – ka thënë Maloku.

Ai ka treguar se për këtë protestë dhe orën e mbajtjes është njoftuar Policia.

Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i grevës së përgjithshme në vend nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.