Shkolla ‘Faik Konica’ në Prishtinë bëhet me tunel të dezinfektimit

Shkolla fillore ‘Faik Konica’ para tre dite është furnizuar me tunel dezinfektues në hyrje të objektit.

Tuneli është ideuar nga mësimdhënësi i artit figurativ, Burim Jakupi, i cili e ka realizuar bashkë me ekipin e shkollës. Projekti është realizuar në kushte dhe rrethana të shkollës me materiale recikluese.

Blerim Dalipi nga kjo shkollë ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihet tuneli dezinfektues në hyrje të shkollës, si masë mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Tuneli është realizuar si masë shtesë mbrojtëse për të siguruar realizimin plotësues për klasat e IX-ta, për gjatë kohës së pandemisë.

Ndërsa, deri më tani në Kosovë janë infektuar 1263 persona me COVID-19, janë shëruar 912 pacientë dhe 31 kanë vdekur.

 

#Dezinfektim_100%#IDE_kreative#burim_jakupi

Publiée par Blerim Dalipi sur Samedi 6 juin 2020