
Ilustrim
Shkoi për vizitë te motra, e mitura dyshohet se u dhunua seksualisht
24.11.2022 - 10:33
Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht në tetor të këtij viti në Viti.
E njëjta sipas organeve të rendit, raportimin për këtë rast e ka bërë më 23 nëntor 2022.
Në Policinë e Kosovës ajo ka raportuar se gjatë kohës sa ishte në vizitë te motra e saj është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar.
Për rastin e iniciuar si “Dhunim”, Policia ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.
Rasti është duke u hetuar.