Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Shkodër: Burri hyn në lum të shpëtojë 14 vjeçarin, mbyten të dy

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Darragjat të Shkodrës. Mëmgjesin e sotëm polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14 vjeçari dhe një 39 vjeçari.

Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për t’u larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur.

Djali është parë nga 39 vjeçari, banor i zonës i cili ka hyrë në lum për ta shpëtuar, por nuk kanë arritur të dalin nga uji. Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë./21 Media.