Shkodër, bokseri vdes në ring

Bokseri I.V ka rënë pa ndjenja në ring, ku më pas ka ndërruar jetë raporton Oranews.

V. ndërroi jetë në Shkodër aty ku po zhvillohet aktualisht turneu miqësor i boksit profesion.

Siç bëhet me dije, I.V ka pësuar atak kardiak në ring, pas goditjeve të marra përballë një boksieri durrsak.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.