
FOTO:Shërbimi Korrektues i Kosovës/Facebook.
SHKK largon nga puna mbikëqyrësin e Burgut të Dubravës
04.5.2023 - 12:29
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) përmes një njoftimi bën të ditur se ka larguar nga puna, Sh. G., Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës i cili sipas SHKK-së gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit’.
Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
Tutje, Shërbimi Korrektues thekson se mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.