SHKK jep detaje për bastisjen në Dubravë

Gjatë ditës së sotme në burgun e Dubravës është duke u zhvilluar një bastisje në të gjitha hapësirat.

Kjo pasi që paraprakisht sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës zyrtarët korrektues kishin arritur që të parandalojnë futjen kontrabandës.

Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futen brenda qendres dy fishek.

I burgosuri për të cilin kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.

Aktualisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës oficerët korrektues janë duke bërë kontrollë gjenerale dhe siç njofton SHKK shumë shpejt do të dilet me një raport përfundimtar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme edhe se ishin ndaluar vizitat për shkak të këtij rasti.

Bastisje në burgun e Dubravës, konfiskohen dy plumba