ShKK: Dardan Krivaqa nuk është rrahur nga të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dal me një sqarim pasi që disa media kanë raportuar se Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani  nga Ferizaj, është rrahur nga të burgosurit tjerë.

“Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në Burgun e Sigurisë së Lartë menjëherë u është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë”, thuhet në reagim.

Shërbimi Korrektues po ashtu ka sqaruar se të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, ndaj u ka bërë thirrje të gjitha mediave që t’i verifikojnë informacionet dhe të mos bien pre e dezinformatave.

Dardan Krivaqa së bashku me Arbër Sejdiun, janë të dyshuar për kryerja të veprës penale “vrasje të rëndë”. Të dielën dy të dyshuarit dërgun në spitalin rajonal në Ferizaj 18 vjeçarën e cila sipas mjekëve ishte pa shenja jete.

Dy të dyshuarit janë duke u mbajtur në paraburgim.

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj