Shkencëtari shqiptar në Angli: Zbulimi i ilaçit për coronavirusin pas 1-2 vitesh

Kreshnik Hoxha, shkencëtar farmaceutik në Angli, është i mendimit se do të duhen 1 deri në 2 vite deri në zbulimin e një bari për luftimin e coronavirusit.

“Prognoza ime është që do të marrë 1 deri në 2 vjet që të arrijnë te një bar që do të mund të përshkruhet për pacienta dhe të jepet për përdorim”, tha ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Në situata normale zhvillimi i një bari të ri merr 10-15 vjet. Prej momentit që shkon në laborator deri kur kalon në dorën e një pacienti kalojnë kaq vite. Në raste sikur pandemitë,normalisht që ky proces përshpejtohet”, shtoi ai.

Sipas tij, përshpejtimi do të bëhet duke i eleminuar disa eksperimente të cilat mund të bëhen më vonë.

‘Por ekziston një listë  të ekspertimenteve esenciale që duhet të bëhen në njerëz në mënyrë që të dihet se a është efikas ai bari dhe cila është doza e mjaftueshme për të luftuar virusin”, tha ai.