Shkencëtari iranian deportohet nga SHBA
Një shkencëtar iranian i ndaluar në Shtetet e Bashkuara është larguar nga vendi dhe është duke u kthyer për në Iran, ka thënë Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, raporton BBC.
Sirous Asgari, një profesor i shkencës së materialeve nga Teherani, u akuzua në vitin 2016 për përpjekje për vjedhje të sekreteve tregtare nga një hulumtim i bërë nga një universitet amerikan.
Ai u lirua nga një gjykatë federale në nëntor.
Muajin e kaluar është raportuar që Z. Asgari, do të deportohej sapo të shërohej nga infeksioni me COVID-19. SHBA dhe Irani kanë mohuar që ai është pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.
Në një postim në Instagram të mëngjesit të së martës, Z. Zarif përshëndeti atë që ai e quajti si “lajm të mirë” të rikthimit të Z. Asgari për në Iran, por akuzoi SHBA se po mban “peng” disa shkencëtarë të tjerë iranianë.
Profesori 59-vjeçar në Universitetin e Teknologjisë Sharif, u akuzua nga prokurorët amerikanë për vjedhje të sekreteve tregtare nga një projekt hulumtues që po kryhej nga Universiteti Case Western Reserve në Ohio për Marinën e SHBA.
Ai mohoi akuzën dhe një gjyqtar përfundimisht hodhi poshtë çështjen e prokurorisë. Rikthimi i tij në Iran çoi në spekulime se ai mund të jetë pjesë e një shkëmbimi tjetër të të burgosurve.
Të paktën gjashtë shtetas amerikanë aktualisht janë të burgosur në Iran ose në dorëzanie. Aty përfshihet veterani i marinës amerikane Michael White, i cili u lirua përkohësisht nga burgu në mars për arsye mjekësore dhe është nën përkujdesjen e ambasadës zvicerane në Teheran.
Në përgjigje të postimit në Instagram të Z. Zarif, Ushtruesi i Detyrës i Sekretarit të Sigurisë së Kombëtares së SHBA Ken Cuccinelli shkroi në Twitter se çështjet e Z. Asgari dhe Z. White nuk kishin “asnjë lidhje”.
“Ne jemi përpjekur të deportojmë Asgharin që nga viti i kaluar, duke ngecur në çdo hap të rrugës nga qeveria iraniane. Ne dëshirojmë që Irani të ishte aq entuziast për të kthyer përsëri shtetasit e tij të paligjshëm, ashtu siç do të donim të gjithë …”
Ai shtoi: “… çka nëse iranianët të marrin 10 të tjerët aktualisht në paraburgim me urdhra heqjeje? Ju nuk keni dëgjuar shumë për këtë, a po jo? Nëse Zarif nuk do acaronte situatën, ata do të kishin bërë tashmë marrëveshjet për këto 10 të tjera, por ato ngecën”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi gjithashtu tha se biseda për një shkëmbim ishte “e pabazë” duke përmendur se zoti Asgari u “lirua në bazë të shfajësimit”.
Në dhjetor, SH.B.A dhe Irani zhvilluan një shkëmbim të të burgosurve në një shenjë të rrallë bashkëpunimi. Studiuesi kinez-amerikan Xiyue Wang dhe shkencëtari iranian Massoud Soleimani u lanë të lirë.
Marrëdhëniet midis SHBA dhe Iranit janë bërë gjithnjë e më armiqësore që nga viti 2018, kur Presidenti Donald Trump braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Në fillim të këtij viti, SHBA vrau komandantin e lartë iranian Gjeneralin Qasem Soleimani në një sulm me dron në Irak. Irani u hakmor duke lëshuar raketa balistike në bazat ushtarake Irakiane që pritnin forcat amerikane.
Përgatiti: Elona Sejdullahu