Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shkëmb Manaj: Konventa e Stambollit do ta bëjë Kosovën vend më të sigurt për gratë

Deputeti nga Lidhja  Demokratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se Kushtetuta e Kosovës do të pasurohet me Konventën  e Stambollit, për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Manaj ka shtuar se LDK-ja shtyll kryesore të programit të saj ka familjen dhe natyrisht që do ta mbështesin.

“Traktati më i përparuar ndërkombëtar, është hap përpara të bëjë Evropën dhe republikën tonë të re vend më të sigurt. Gjykata kushtetuese gjatë vlersimit të saj ka vlerësuar se jo vetëm që nuk i pakëson  të drejtat por janë vlerë e shtuar e kushtetuës sonë. LDK e ka shtyll kryesore të programit të saj familjen. Ky amandament siguron mbrojtje  më të madhe ligjore dhe kushtetuese është një thirrje për të drejta për të barabarta në mes grave dhe burrave”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës në pikë të rendit të ditës e ka Propozim-amandamentin Kushtetues nr. 26 e njohur ndryshe si Kushtetuta e Stambollit.