Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shkëmb Manaj arsyeton shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion

Shkëmb Manaj, ish-kryetar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës nga LDK, tregoi pse është shuar Task-Forca Anti-Korrupsion nga Qeveria Hoti.

“Ka ndërhyrje dhe ka pasur ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Nëse jo ndërhyrje direkte dhe themelimi i Task-Forcës nga z. Thaçi që është themeluar e përcakton numrin sa policë dhe sa prokurorë dhe kjo është ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë dhe ka qenë e themeluar në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi”, tha Manaj në debatin ‘Kallxo Pernime”.

“Është detyrë e  Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës dhe pajtohem me Kreshnikun që prokurori i shtetit e ka problem të kryejë një hetim sepse për të kaluar një rast duhet të kalojë në gjithë zinxhirin e Policisë së Kosovës dhe prokurori i  shtetit s’e ka në dorë të plotë hetimin”, tha më tej Manaj.

 

Më 19 tetor, Qeveria Hoti kishte shuar Departamentin Special Anti-Korrupsion.

Departamenti Special Anti-Korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë  ishte themeluar më 26 shkurt të vitit 2010 në kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi.

Ky Departament përbëhej nga 8 prokurorë, 5 vendorë, ndërsa 3 të emëruar nga autoritetet e EULEX-it.