Shkëlqimi dhe rënia e Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës për dy mandate dhe i votuar nga mbi 76 mijë njerëz në vitin 2017, Shpend Ahmeti nuk ka arritur të marrë më shume se 5 mijë e 881 vota.

Shpend Ahmeti ka marrë 70 mijë vota më pak 2 vite më vonë.

Largimi nga Vetëvendosje nuk i’a ka nxjerrë llogaritë mirë Shpend Ahmetit, i cili bashkë më disa njerëz të fuqishëm të Vetëvendosjes u larguar për ta rimëkëmbë Partinë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit.

Në 2017 si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, me numër 5 në listë, Shpend Ahmeti kishte marrë 76 mijë e 17 vota.

Si kryetar i PSD-së, në koalicion me AAK-në, e me numër 110 në listë, Shpend Ahmeti ka marrë 5 mijë e 881 vota.

Dallimi i votave është 70 mijë e 136 vota.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dal partia e parë, me 220,811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë.

LDK më 6 tetori grumbulloi 205,458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178,645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë.

Koalicioni AAK-PSD ka marr 96,883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57,015 vota apo 6,754%.

Koalicioni Nisma – AKR – PD nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

https://kallxo.com/lajm/ndarja-e-kulacit-kqz-shpalle-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve/