Tubimi i AAK-se ne Istog

Shkelje e masave kundër COVID-19 edhe nga AAK-ja

Ndonëse sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19  nuk lejohen tubime të më shumë se 30 personave në ambiente të mbyllura, kjo nuk  po vlen për partitë politike.

Me shpalljen e ditës së zgjedhjeve subjektet politike kanë nisur tubimet e tyre elektorale me simpatizantë e aktivistë të tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fushatën e saj zgjedhore sot e ka vazhduar në Istog e Klinë. Në tubimet e AAK-së në këto qytete nuk janë respektuar masat kundër COVID-19.

Në fotografitë e publikuara nga kjo parti mund të shihen një numër i madh personash në ambiente të mbyllura si dhe pa maska dhe distancë.

KALLXO.com raportoi për shkeljen drastike të masave nga LDK-ja me tubimet e saj në Lipjan dhe Podujevë.

Tubimi i AAK-së në Klinë
Tubimi i AAK-së në Klinë
Tubimi i AAK-së në Istog