Shkelje drastike e masave që parandalojnë përhapjen e coronavirusit edhe nga Bekim Jashari

Kandidati për kryetar të Skenderaj nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj”, Bekim Jashari sot ka mbajtur tri tubime, në të cilat nuk janë respektuar fare masat e vendosura nga Qeverisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas vendimit të Qeverisë, në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 20 persona dhe duhet respektuar distanca prej 1.5 metra, ndërsa në bazë të një video të publikuar nga Jashari, shihet se ka pasur më shumë persona në tubimet e tij.

“Mbështetje që më obligon edhe për më shumë punë e angazhim maksimal në shërbim të qytetarëve dhe vendit tonë të shenjtë.  Faleminderit edhe njëherë Runik, Klinë e Epërme dhe Polac”, ka shkruar ai në Facebook.

Në tubim me të është parë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

.