Shkelje drastike e masave anti COVID-19 nga PDK në krye me Enver Hoxhajn

Partia Demokratike e Kosovës ka shkelur në mënyrë drastike masat e institucioneve për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas fotografive të publikuara nga zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku, qindra persona janë mbledhur në një restorant në Skenderaj.

Lushtaku ka thënë se në këtë tubim ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, në foto shihen edhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie.

Sipas masave të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 15 janar ndalohet grumbullimi i më shumë se 30 personave brenda një hapësire të mbyllur.

“Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në pikën 24 të vendimit të Qeverisë.

Ndërkohë, Policia vazhdon të gjobisë qytetarët për mosmbajtje të maskës apo për shkelje të tjera të parapara me Ligjin COVID-19.

Sipas raportit të Policisë, në 24 orët e fundit janë gjobitur 592 persona.

E në fotot e publikuara nga Sami Lushtaku shihet që në restorant janë qindra persona.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi për shkeljet nga partitë politike të rregullave të mbrojtjes nga coronavirusi.

 

 

Shkelja e masave anti-COVID- Fotografi e publikuar nga Sami Lushtaku në Facebook

Sami Lushtaku nuk ndien për masat anti-COVID-19, mbledh dhjetëra persona në ambient të mbyllur

 

 

Shkelja e masave kundër coronavirusit, Sami Lushtaku në ndeje në kundërshtim me udhëzimet

 

 

Sami Lushtaku vazhdon mosrespektimin e masave anti-COVID

Shkelja e masave kundër coronavirusit, Sami Lushtaku e Uran Ismaili s’mbajnë maskë as distancë

Sami Lushtaku me dhjetëra përkrahës të PDK-së pa maska në Prishtinë