Shkelja e masave kundër coronavirusit, Sami Lushtaku në ndeje në kundërshtim me udhëzimet

Ish – kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është fotografuar në një ndejë në Prekaz.

Sipas fotografive të publikuara nga Lushtaku, në këtë ndejë është një numër i madh i personave.

Asnjëri prej të pranishmëve nuk mban maskë dhe nuk shihen se janë duke mbajtur distancën.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 28 korrik i ka ndaluar mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Sami Lushtaku në vazhdimësi ka publikuar fotografi nga ndeja dhe organizime nëpër ndeja dhe darka, por edhe në organizime të PDK-së.

Sami Lushtaku me dhjetëra përkrahës të PDK-së pa maska në Prishtinë