Shkelja e masave anti-COVID, gjobiten 23 lokale në Viti

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me forcat e rendit mbrëmë kanë vazhduar me aksione për zbatimin e masave anti-COVID.

Në Viti janë gjobitur23 lokale dhe janë mbyllur 9 të tjera. Kështu ka thënë për KALLXO.com, Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV.

“Inspektorati i AUV bashkë me Policinë, mbrëmë në Viti për mos respektim të masave anti-Covid kanë shqiptuar 23 gjoba për operator ekonomik. Për mos respektim të vendimit ku numri i personave duhet të jetë në proporcion me hapësirën e lokalit”, ka deklaruar Thaçi për KALLXO.com.

“9 prej lokaleve janë zbrazur dhe mbyllur për shkak numrit të madh të klientëve të cilët kanë qenë duke u shërbyer, ku kishte mungesë distance dhe numër të klientëve mbi 4 për tavolina. Lokalet të cilat përsërisin shkeljet do të mbyllen për afat më të gjatë kohor”, ka thënë ai.