Ilustrim

Shkelet armëpushimi, shtyhet evakuimi në Mariupol

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, thonë zyrtarë të këshillit të qytetit.

Sipas njoftimit, pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.

Ky këshill u ka bërë thirrje banorëve që të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, tha se ata kanë vendosur të tërheqin qytetarët dhe të ndalojnë evakuimin, pasi aktualisht nuk ka siguri.

Orlov i tha BBC-së se ka granatime të vazhdueshme në Mariupol.

“Nuk është e sigurt të kalohet nëpër atë rrugë për shkak të këtyre granatimeve”, tha ai.

Ai shtoi se qeveria ukrainase është duke biseduar me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit./REL