Ilustrim

Shkatërrohet rrjeti i falsifikimit të diplomave

Nën drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit, Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë bastisjesh e arrestimesh.

Operacioni është zhvilluar në Prishtinë dhe Prizren.

Prokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar për KALLXO.com se 4 persona janë arrestuar ndërsa janë bastisur 7 vende.

Personat dyshohet se shisnin diploma të shkollave të mesme ndërsa janë kapur në flagrancë duke shitur disa te tilla.

Gjatë operacionit janë konfiskuar vula e diploma.