Ilustrim

Shkatërrohet laboratori i drogës në Zubin Potok, gjashtë të arrestuar (VIDEO)

50 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë janë konfiskuar në fshatin Kovaçi në Komunën e Zubin Potokut.

Droga është gjetur në një laborator ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona.

Pesë nga të arrestuarit sipas ministrit janë të etnisë serbe dhe një i etnisë gorane.

Në vendin e dyshuar kanë qenë edhe 100 fije lëndë narkotike duke u përpunuar.

Sveçla ka shpërndarë edhe disa fotografi të vendit të ngjarjes.

Foto: Facebook