Shkatërrohen pritoret e reja të autobusëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës para disa muajve ka filluar vendosjen e pritoreve të reja për autobusët e trafikut urban.

Cilësia e tyre si duket nuk është në nivelin e duhur, këtë na e dëshmon edhe pamja e një pritoreje e vendosur para pak ditësh në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.


Në këto foto të siguruara nga Kallxo.com shihet sesi pjesa e sipërme e kësaj pritoreje është shkatërruar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, për këto pritore ka deklaruar se do jenë të pajisura edhe më tabela informuese dhe wi-fi.

Vendosja e plotë e pritoreve në qytet ende nuk ka përfunduar.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për cilësinë e dobët të këtyre pritoreve

VIDEO – Pritoreve të Shpend Ahmetit u hynë uji