Shkarkohet zëvendësdrejtoresha e AKI-së, Vlora Hyseni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni.

Sipas vendimit, të qeverisë, zëvendësdrejtoresha nuk guxon të zbulojë informacione të cilat janë të klasifikuara me ligjin për AKI.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në komunikatë.

Vendimi për shkarkim e obligon Vlora Hysenin të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar.

“Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to, apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës vendimi hynë në fuqi sot.

 

 

(Shënim: Tektsti është edituar me datë 13 nëntor 2021 në ora 13:01)