Shkarkohet u.d. sekretari i Postës

Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës dje gjatë ditës ka marrë vendim për lirimin nga detyra të dy zyrtarëve të lartë në këtë Ndërmarrje Publike, ushtruesit të detyrës së zëvëndëskryeshefit dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të Postës së Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se, përveç Etrit Hotit, i cili mbante pozitën e u.d. zëvëndëskryeshefit, nga detyra është liruar edhe Faton Ejupi, ushtrues detyre i Sekretarit të Postës së Kosovës.

Këto ndryshime në Postë erdhën pas mbledhjes së bordit të drejtorëve, ndërsa siç mëson KALLXO.com në këtë mbledhje është diskutuar edhe për raportin e brendshëm të avancimit të 111 punëtorëve të Postës, që nga dhjetori 2020 deri në qershor 2021.

Ndryshime në Postën e Kosovës, pas mbledhjes së djeshme të bordit, largohet zv/kryeshefi

www.kallxo.com