Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shkarkohet U.D drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pas analizës së situatës së fundit, është liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.

Në vend të tij, është emëruar Shpejtim Shurdhiqi.

Shkarkimi i Brahimajt vjen pas rastit të vdekjes së një pacienti pasi që ai u operua në QKUK, për të cilën, Brahimaj tha se mjekët që kanë kryer operacionin nuk kanë qenë kompetentë.

Operacioni i kryer me emrin “David” ka qenë i pari i llojit të tij në QKUK, dhe për këtë kishte informuar në “Facebook” kardiokirurgu që ka kryer atë, Kushtrim Shala

Kardiokiurgu që kreu operacionin, Kushtrim Shala ka reaguar lidhur me deklaratën e Brahimajt duke shpjeguar rrjedhën e ngjarje dhe ka hedhur akuza ndaj tij.

Ai ka thënë se komentimi i tij lidhur me rastin pa diskutuar fare në konziliumet profesionale është joetik, joprofesional dhe kriminal, sepse, sipas tij, ka të bëjë me tendencën për të eliminuar kolegun.

Për këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetimet për të parë mundësitë e shkeljeve profesionale dhe shkeljeve etike pasi që pacienti i operuar kishte ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Reagon kirurgu që kreu operacionin “David” në QKUK, kritikon u.d. drejtorin për sulmet “nga pushimet”