Shkarkohet u.d. drejtori i Arsimit të Fushë-Kosovës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës, Adnan Bullatovci, nuk e mban më këtë pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë-Kosovës.

Topalli tha se Bullatovci dje është shkarkuar nga pozita e drejtorit ndërsa nuk ka dhënë arsyet e shkarkimit.

“Dje është shkarku, ende është në proces. Është çështje e kryetarit të Komunës, ai vendos vet. Ato janë emërime politike edhe kryetari i kë do e shkarkon dhe kë do e merr, është çështje e tij, ia garanton ligji”, tha Topalli.

KALLXO.com ka komunikuar edhe me u.d. të drejtorit të Arsimit, Adnan Bullatovci.

Ai tha se nuk është shkarkuar por ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

“Nuk jam shkarkuar por kam dhënë dorëheqje dje. Janë çështje personale dhe nuk ka arsye”, tha ai.

Bullatovci tha se ka qenë i angazhuar edhe me një detyrë tjetër në Komunë dhe është kthyer në vendin e tij të punës si udhëheqës i sektorit të mjedisit.