Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shkarkohet shefi i Komisariatit të Policisë në Pukë pas pamjeve ku shihet duke goditur një person

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë në Pukë pasi dyshohet se ka goditur një person.

Sipas njoftimit, në emisionin ”Stop”, shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë në Pukë, P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të Komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra” – thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj punonjës që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë besimin e mbështetjen e tyre