Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti
21.10.2022 - 15:13
Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
Naser Sahiti është shkarkuar me 8 vota për dhe një abstenim.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur mbledhje sot por pjesëmarrja e mediave në këtë ngjarje nuk është duke u lejuar. Mbledhja ka tri pika të rendit të ditës/
Pika kryesore e rendit të ditës ishte vlerësimi i performancës së rektorit të UP-së, Naser Sahiti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbledhje.