Gjyqtarja e Apelit Shkodër Lindita Hoxha

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Lindita Hoxha

Trupi gjykues i përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Xhensila Pine shkarkoi të enjten nga detyrë me shumicë votash gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha.

Hoxha u hetua gjatë procesit të rivlerësimit për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Ajo ka një karrierë 27-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2003 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Në vitin e 2019, Hoxha ishte një nga 5 gjyqtarët e Apelit që shqyrtuan çështjen e uljes së masës së dënimit ndaj Dritan Dajtit – një gangster famëkeq i dënuar për vrasjen e 4 policëve të shpallur dëshmorë të atdheut.

Hoxha së bashku me ish-kreun e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha ishin kundër uljes së dënimit të Dajtit, nga dënim të përjetshëm në 25 vjet heqje lirie. (reporter.al)