Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshef i Trafikut Urban

Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj

Është shkarkuar kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Rexhepaj i cili e kishte një kontratë me afat të pacaktuar, erdhi në krye të kësaj ndërmarrje që tri vite.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Rexhapaj.

“Po. Bordi i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga aksionarët e Komunës së Prishtinës e kanë shkarkuar Kryeshefin e Trafikut Urban të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”, ka thënë shkurt ai.

Ditë më parë, KALLXO.com transmetoi një hulumtim mbi ndërmarrjen publike lokale “Trafiku Urban”.

Ndër gjetjet e hulumtimit ishte edhe emërimi i Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje me një mandat 3 vjeçar, pa konkurs publik.

Emërimi i bordit të Trafikut Urban me mandat 3-vjeçar pa konkurs publik

www.kallxo.com