Shkarkohet kryeshefi i “Infrakos”, Hysen Nikqi

Bordi i përkohshëm i Ndërmarrjes Publike, “Infrakos” ka anuluar vendimin e ish anëtarëve të Bordit për të emëruar Hysen Nikqin në pozitën e kryeshefit të kësaj ndërmarrje.

Vendimi i bordit, i marrë me datën 3 qershor, do t’ia ndërpres mandatin e kryeshefit Hysen Nikqit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Hysen Nikqi.

“Po, është e vërtetë. Dje Bordi e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka marrë vendim për të anuluar vendimin e bordit të kaluar të 19.11.2020, që i bie se vendimi më shkarkon mua”, tha Nikqi për KALLXO.com.

Sipas tij, ky vendim është politik është ai që po e paguan faturën, derisa ka paralajmëruar se do të ankohet për këtë vendim të Bordit.

“Ky vendim është politik, inate bordesh, e unë e kam paguar faturën. Unë jam zgjedhë përmes konkursit publik, me të gjitha rregullat ligjore, pa asnjë vërejte. Unë do t’i ndërmarrë të gjitha hapat që m’i lejon ligji”, tha Nikqi.