Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Shkarkohet Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Po, për shkarkimin e z. Iberdemaj, është njoftuar edhe SHKK, për më shumë info ju lutem kontaktoni me Ministrinë e Drejtësisë”, tha ai.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj edhe me zëvendësministrin e drejtësisë, Blerim Sallahu por që deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka kthyer përgjigje.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com thuhet se Iberdemaj ka lejuar daljen dhe përcjelljen e njërit nga të burgosurit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan pa shkresë zyrtare por vetëm me komunikim gojor.